ÇFARË DO TË THOTË ARM?
ARM është luhatja e normave të interesit, ka një normë interesi hyrëse që zgjat për një periudhë të caktuar kohe dhe përshtatet pas çdo viti për pjesën e mbetur të kohës. Pasi kjo periudhë kalon, norma juaj e interesit do të ndryshojë dhe së bashku me të do ndryshojnë edhe kestet tuaja mujore.
Shembuj:
- 10/1 ARM: Normat tuaja të interesit qëndrojnë të njëjta për 10 vite, pastaj në baze të marketit përshtaten për 20 vitet e fundit.
- 7/1 ARM: Normat tuaja të interesit qëndrojnë të njëjta për 7 vite, pastaj në baze të marketit përshtaten për 23 vitet e fundit .
- 5/1 ARM: Normat tuaja të interesit qëndrojnë të njëjta për 5 vite, pastaj në baze të marketit përshtaten për 25 vitet e fundit.
AVANTAZHET EDHE DISAVANTAZHET E PËRGJITHSHME
Normat fillestare të interesit janë më të ulëta se të kredive fikse, çfarë do të thotë që këstet mujore janë më të ulëta. Nëse ju planifikoni të qëndroni në shtëpinë tuaj për një kohë të shkurtër (5-7vjet), një kredi me norma interesi të luhatshme (ARM) mund të jetë e duhura për ju sepse ju do të shisni apo zhvendoseni nga shtëpia juaj përpara se normat e interesit të ndryshojnë. Ju mund të ndiheni rehat me idenë e kursimet të parave tuaja për tani pasi do të paguani këste mujore të ulëta por duhet të keni parasysh se këstet mujore në të ardhmen mund të rriten sepse mbas kohës fikse normat e interesit do të ndryshojnë.
ARM-s janë zakonisht të konsideruara me risk sepse normat e interesit me siguri do të rriten pas mbarimit të periudhës fillestare së kredisë.
Si funksionon një kredi me norma interesi të ndryshueshme
- Normat e interesit janë fikse për një periudhë 5,7 ose 10 vjet. Pas përfundimtë të kësaj periudhe, normat tuaja të interesit mund të ndryshojnë një herë në vit duke u ulur ose zvogëluar në varësi të gjendjes se tregut.
- Ndryshimet e normës së interesit kufizohen në 5% mbi normën fillestare fikse dhe 2% ose 5% për periudhën e rregullimit, që do të thotë që ju jeni i mbrojtur. Për shembull, nëse norma fillestare e interesit është 2.99%, norma juaj kurrë nuk do të jetë më e lartë se 7.99% dhe nuk do të rritet kurrë më shumë se 2% në vit pas përfundimit të periudhës së normës fikse.
- Pagesat aktuale mund të ndryshojnë në varësi të situatës tuaj edhe të normave të interesit që egzistojnë në momentin kur ju aplikoni.
- Ju mund të paguani Kredinë tuaj në çdo moment pa u tarifuar për parapagesat.
- FHA and VA ARM-s janë gjithashtu të mundshme për ata që duan guidën fleksible të një huaje FHA ose VA .