Kur ju jeni duke kërkuar në treg për një shtëpi të re apo kredi (hua) të re, ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të keni dijeni e sidomos ju duhet të dini sesi lloje të ndryshmë të kredive funksionojnë edhe për çfarë lloj kredie ju këni nevoje.Këto janë tre format kryesore të kredive që mund të kursejnë paratë tuaja e ndihmojnë që të keni një standard jetese më të mirë.
Të blesh një shtëpi mund të jetë më e lehtë kur ju keni një pagesë kredie fikse. Me këtë lloj kredie, norma e interesit nuk luhatet por qëndron në të njëjtin nivel, i pavaruar nga taksat dhe sigurimi I pronarëve të shtëpive. Kjo formë kredie është një mënyrë e shkëlqyeshme për të paguar kestet e kredisë rregullisht dhe vetmbrojtur ndaj inflacionit.Nëse do të qëndroni në shtëpinë tuaj për të pakten 4 vjet, kjo formë e kestit të kredisë është më e përballueshme dhe mban normat e interesit të qëndrueshme.
Nëse ka një rënie të konisderueshme të normave te interesit ose nëse krediti juaj përmirësohet, një vendim i rëndësishëm financiar do të ishtë rifinancimi ose rishikimi i kredisë suaj. Rifinancimi i kredisë tuaj i’u mundëson marrjen e një kredie me normë interesi më të mirë edhe përfitoni një shumë më të ulët në kredinë tuaj nëse ju keni qëndrueshmëri kë kreditin tuaj. Të rifinancosh mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjetur një këst kredie më të ulet pa blerë një shtëpi tjeter vetëm se është më e lirë.
Për ata që janë në moshën e daljes në pension e duan të fillojnë të tërheqin para nga shtëpitë e tyre, aplikimi i kredisë së kundërt është forma e duhur. Ashtu sikur duket, kjo është një mënyrë që të paguheni në çdo muaj për shtëpinë tuaj në vend që të paguani kestet e kredisë për të. Që të aplikoni për këtë lloj kredie ju duhet të jeni 62 vjeç ose më shumë. Shtëpia duhet të jetë banesa juaj e qëndrueshme edhe duhet të ketë një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar kredinë. Taksat e shtëpisë tuaj edhe sigurimi i saj duhet të jenë aktuale. Krahas këtyre kushteve, egzistojnë edhe disa udhëzime financiare të tjera nga ana e Departamentit te Shtëpive edhe Zhvillimit Urban.
Për ata që gjatë viteve kanë arritur që të paguajnë shtëpinë edhe kanë nevojë që të nxjerrin para nga shtëpia e tyre për shpenzimet mjeksore apo dicka tjetër, kjo lloj kredie i’u mundëson që të rrini në shtëpi e të mund të merrni paratë tuaja.
Kjo lloj kredie është një hua por nuk ka nevojë të paguhet derisa shtëpia të boshatiset apo të shitet.
Nëse ndonjëra nga këto lloj kredish mund t’iu ndihmojë që të bleni një shtëpi të re apo të mbani shtëpinë tuaj na kontaktoni ne të Key City Lending që të gjeni kredinë që ju përshtatet nevojave tuaja.
Kontakto me agjentët tonë të kredive tani!!!.